Drejtoresha e ISHP : ‘60% e rasteve të testuar asnjë i prekur’
Specialistja nga Instituti i Shëndetit Publik, Silva Binoështë shprehur se po rriten masat për koronavirusin.
Gjatë një deklaratë për shtyp, ajo ka theksuar se 60% e rasteve të testuara nga Tirana por edhe nga qytete të tjera kanë rezultuar negative.
Bino është shprehur se personat që kanë qenë të dyshuar për koronavirus i janë marrë nga 2 herë monstrat për të qenë sa më të sigurt dhe sa me të besueshëm.
Ndërkaq, specialistja e ISHP-së ka shtuar se është shumë e rëndësishme higjena personale dhe ka konfirmuar se deri më tani Shqipëria nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi.
‘Po testojmë vetëm person të cilët kanë histori udhëtimi dhe shenja resperatore. Rastet e testuara kanë qenë 60 % nga Tirana, nga Durrësi, Nga Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani e Lushnja. Kemi një shpërndarje në Shqipëri, në varësi të udhëtarëve që janë testuar. Pjesa tjetër e tyre janë këshilluar dhe I’u është ofruar testimi kur është parë e arsyeshme. Në lidhje me diagnozën, ne vazhdojmë të kemi kapacitetet tona në laboratorin e ISHP-së ku kryhen ekzaminimet e nevojshme. Nuk kemi pasur monstra pozitive. Kemi shtuar numrin e tyre. Janë identifikuar se çfarë duhet bërë më tej. Ne kemi përcaktuar dhe llojin e karantinës. Larja e duarve me sapun është gjë e mirë pasi menjëherë largon virusin. Ne kemi këshilluar të gjithë ata persona që kanë ardhur nga Italia, apo vendet e tjera të prekura, si Kina, të cilët mos të lëvizin nga shtëpia, të vetëkarantohen. Kemi 155 respiratorë në spitalet publike, 17 në ato private. Por, më shumë rëndësi ka koordinimi sipas nevojës që do të kenë pacientët. Në lidhje me COVID-19 ne përdorim të njëjtat sisteme si për gripin, se janë të ngjashme. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, sepse mund të bëhen burim infeksioni. Njerëzit duhet të shkojnë te mjeku i familjes’, tha Bino.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



