E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtoresha e Sanatoriumit Silvana Bala,  380 MLN lekë  për Kadarenë…
Lajme

Drejtoresha e Sanatoriumit Silvana Bala, 380 MLN lekë për Kadarenë…

Drejtoresha e Sanatoriumit, Silvana Bala, po gostit miqtë e saj me fondet e prokuruara, sigurisht me mbështetjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Konkretisht, Artur Kadareja është një nga biznesmenët që merr nga Bala çdo tender shpejt e shpejt dhe pa rregulla. Këtë herë, Bala i ka xhiruar biznesmenit fondin 380 milionë lekë përmes tenderit me objekt “Loti 2 “Qarkullimi Ekstrakorporal”.

Gara për këtë tender është hapur që në korrik 2023, por procedurat u mbyllën në shtator dhe qysh atëherë kontrata ishte mbajtur e papublikuar në sirtarin e drejtoreshës. Që këtu duket mungesa e transparencës me publikun për këtë prokurim, duke shkelur një parim dhe rregull kryesor.

Ndërkohë, më tutje vëmë re se “BIOMETRIC ALBANIA” sh.p.k. ishte e vetmja ofertë që mbeti e vlefshme në garë, pra nuk pati përballë asnjë konkurrent në pikën kur u bë përzgjedhja.

Për riskun e lartë të korrupsionit që mbart kjo procedurë, tenderi është shënuar me “Flamur të kuq” nga Opan Data. Në mungesë të konkurrencës, pa zhvilluar garë sikur e kërkon ligji, Bala shpalli fitues Artur Kadarenë.

Theksojmë se ky është vetëm një nga lotet, për shkak se ky projekt i emërtuar “Blerje materiale mjekimesh” për Spitalin Shefqet Ndroqi, ka në total fondin limit me vlerë  2.7 miliardë lekë, i ndarë në lote, ku pjesa e luanit iu dha pa garë Kadaresë.

Ndërkohë tenderi i lotit 6 me vlerë 21 160 433 33 lekë iu dha kompanisë INCOMED Shpk, gjithashtu në mungesë konkurrence. Edhe ky tender i Ballës ka fituar “Flamurin e kuq” për korrupsion.

Rast që përsëritet

Tashmë e dimë që Kadareja dhe Bala e “kanë bërë rrugë”  me këto tenderë pa garë. Disa javë më parë Gijotina.com ka denoncuar prokurimin me objekt “Proteza, Kanjula dhe Materiale të Përgjithshme” për spitalin ‘Shefqet Ndroqi”, për të cilin janë vënë në dispozicion 991 milionë lekë. Për këtë prokurim ka paraqitur ofertë vetëm firma  BIOMETRIC ALBANIA, në pronësi të  biznesmenit të njohur Artur Kadareja.

Pa u zhvilluar një garë të mirëfilltë, drejtoresha nënshkroi kontratën automatikisht me kompaninë e paracaktuar si fituese. Edhe pse ishte ofertë shumë e shtrenjtë dhe nuk pati përballë asnjë konkurrent tjetër, zyrtarët e tenderit nuk e kanë anuluar procesin.

Pa u tharë mirë firma e shpërdorimit të detyrës në tenderin e parë, Bala firmos një tjetër aferë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.