E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtorët e rinj të burgjeve, ja lidhjet që kanë me PS-në…
Lajme

Drejtorët e rinj të burgjeve, ja lidhjet që kanë me PS-në…

Ministria e Drejtësisë publikoi dje emrat e drejtuesve të burgjeve, të cilët sipas kësaj ministrie ishin përzgjedhur me konkurs. ku renditeshin drejtorët e burgjeve, që sipas këtij institucioni kanë fituar konkurset.

Por ccuditërisht nga 24 emra të publikuar 5 prej tyre kanë lidhje direkte me Partinë Socialiste, duke ngritur dyshime të forta për mënyrën sesi është organizuar nga Ministria e Drejtësisë i  ashtëquajturi konkurs.

Kështu Ilir Aliaj është emëruar drejtor i qendrës së së Paraburgimit në Vlorë. Aliaj vjen direkt nga rradhët e PS-së, madje ka mbajtur postin e kryetarit të PS në këtë qytet.

Fatjon Kurti është emëruar në krye të burgut të Burrelit, pozicion që e mbante edhe më parë, por që u larguar nga detyra me propozim të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend bardhi, pasi shkeli ligjin duke marrë pjesë në fushatat e Partisë Socialiste.

Andis Salla, pjesë e struktuirave të FRESSH-it (Të rinjve socialistë) është emëruar drejtori i burgut të Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë aktiv në fushatën e fundit të PS-së në këtë qark, ccka duket se është edhe arsyeja kryesore e emërimit të tij në postin shtetëror.

Drejtor i burgut të Lushnjes është emëruar Judmir Shurdhi. Ky i fundit ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet.

Një tjetër emër është ai i Emin Shpata, me përvojë në Policinë e Shtetit. Në fushatën e fundit raoportohet se ka qenë aktiv në qarkun e Elbasanit në mbështetje të Partisë Socialiste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.