E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i AKU-së Kukës, 24 mijë euro kontratë qiraje
Sot

Drejtori i AKU-së Kukës, 24 mijë euro kontratë qiraje

Është interesant një lumë denoncimesh nga qyteti verilindor i Kukësit. Si një nga qytetet më të varfra në vend dhe me shpopullimin më të madh, me ikjen e të rinjve në Europë, për fat të keq edhe ato pak institucione që kanë mbetur gëlojnë nga allishverishet dhe korrupsioni i figurave me ndikim politik.

Më i fundit është një  denoncim për  drejtorin e AKU-së, Ermal Cena. Ky i fundit sipas denoncimit të ardhur në redaksi, sapo ka rinovuar një kontratë qiraje për zyrat e institucionit në Kukës, as më shumë e as më pak por 24 mijë euro në vit, me ndërtuesin

Meriman Palushi.  Palushi po hetohet penalisht  nga  SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt.

Meriman Palushi, ky i fundit me dosje në SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt. Gazetari ynë kontaktoi me dy agjenci imobiliare në Kukës dhe një ekspert ekonomie. Pagesa e qirasë ishte të paktën dyfish nga qiratë normale dhe në objekte të reja.

Gazetari ynë kontaktoi me dy agjensi imobiliare në Kukës dhe një ekspert ekonomie. Pagesa e qirasë ishte të paktën dyfish me lart, nga qiratë normale dhe në objekte të reja.

Duket se drejtuesit lokalë janë bashkuar si një çetë që nuk lë asnjë qindarkë pa e përfituar. Ne po presim zyrtarisht informacion rreth kësaj kontrate. Ftojmë qytetarët dhe punonjësit e administratës lokale të mos hezitojnë për çdo padrejtësi dhe abuzim me fondet publike lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.