E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i burgjeve u jep 180 milionë lekë, firmave të 2 ish-të burgosurve për korrupsion me tenderët
Publik News

Drejtori i burgjeve u jep 180 milionë lekë, firmave të 2 ish-të burgosurve për korrupsion me tenderët

Është çudi, që ligjin po e shkel dhe ky drejtor i mirënjohur, i cili ka diplomë “Bachelor” dega Juridik me notë mesatare 9.5; dhe diplomë “Master e Drejtë Penale” me notë mesatare 10, të dyja të marra në universitetin “Kristal”, pas kryerjes së 2 kurseve 3 e 6 mujore për elektricist fshati e polic objektesh

Tenderi i dhënë para 3 ditësh nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është provë e fortë dhe e qartë kriminale, që duhet hetuar nga SPAK-u, mbasi ky drejtues i institucionit ku zbatohen vendimet penale, u jep fonde publike kontigjenteve të krimit.

Konkretisht, në datën 2 gusht 2021, drejtori Agim Ismaili ka publikuar njoftimin e fituesit, për tenderin 187 milionë lekë, me objekt blerje 98 mijë e 440 litër qumësht; 2447 kilogramë gjalp dhe 15 mijë e 667 kilogram djath.

Këtë tender, në shkelje të plotë e absurde të ligjit, Drejtori i Burgjeve ia ka dhënë dy firmave, me pronarë ish-të dënuar në vitin 2018 me nga 2 vite burg, për korrupsion, falsifikime dokumentesh e vjedhje fondesh shtetërore në tenderët ushqimor të burgjeve.

Firmat, të cilave drejtor Gimçja u ka dhënë tenderin, janë firma “SINANI TRADING Shpk” e të dënuarit Shemsi Sinani, i cili pas dënimit, më 26 mars 2018, i ndryshoi emrin që kishte “M.B Kurti Shpk” dhe pronësinë 100% ia kaloi djalit Ledion Sinani.

Ndërsa firma tjetër është “Dajti Park 2007 Shpk”, me bashkëpronarë Ylber Kalaja, i dënuar me burg për falsifikime dokumenesh e vjedhje fondesh publike me tenderët në burgje; i cili i para dënimit, i ndryshoi emrin që e kishte “Vllaznia Shpk”, ndërsa pjesën e tij 50% aksione ia dhuroi djalit.

Sipas ligjit për prokurimet publike dhe sipas dosjes penale të dënimit me burg të pronarëve të tyre, këto dy firma nuk duhet të pranohen në tendera shteti, sepse janë të ndaluar përjetësisht të përfitojnë fonde publike, qoftë edhe nëse u ndërrojnë emrat apo pronarët.

Ndërsa, sipas Ligjit të dekriminalizmit për funksionarët e lartë shtetëror; drejtori i burgjeve Agim Ismaili, duhet të çohet në burg, për veprën penale: financim i bizneseve dhe individëve të dënuar penalisht.

Është çudi, që ligjin po e shkel dhe ky drejtor i mirënjohur, i cili ka diplomë “Bachelor” dega Juridik me notë mesatare 9.5; dhe diplomë “Master e Drejtë Penale” me notë mesatare 10, të dyja të marra në universitetin “Kristal”, pas kryerjes së 2 kurseve 3 e 6 mujore për elektricist fshati e polic objektesh.

Mirëpo ligjin nuk e zbaton as Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që ka në vartësi kolegun jurist drejtor burgjesh, ndoshta ngaqë firma “SINANI TRADING Shpk” e Lushnjes jep pjesën e tenderit të një nga dy kokat e pushtetit; ndërsa te firma “Dajti Park 2007 Shpk”, ortak 50% me ish-të burgosurin Ylber Kalaja, janë dy vëllezërit Xhemal e Kujtim Qefalia.

FAKT/ Emri i firmës “SINANI TRADING Shpk”, është skeduar nga SPAK dhe në dosjen penale të grupit që bëri tenderët e vjeshjeve policore; ku rezulton se ka përfituar 3.2 milionë Euro fonde publike pa garë, me dokumente false e çmime 2-3 herë më të larta se çmimet e mallrave në tregun e pakicës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.