Drejtori i drejtorisë së punëtorëve të Tiranë Feti Fanaj ndahet nga jeta
Në orën 01.00 pas mesnate është ndarë nga jeta në Turqi drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit Feti Fanaj, njeriu fjalëpak e punëshumë.
Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi mori dhenë e mes të gjithëve ka një pikëllim të madh.
Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.
Fetiu ishte nga ata drejtorë që nuk mburrej, por thjesht ishte i kudondodhur aty ku punohej. Tirana ngrihej me një erë pastërtie që në mëngjes, sepse drejtori nuk vinte gjumë në sy për të parë të rregullt Tiranën e orëve të para.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



