E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i KESH hedh 600 MLN Lekë të popullit për mirëmbajtjen e Vaut të Dejës
Publik News

Drejtori i KESH hedh 600 MLN Lekë të popullit për mirëmbajtjen e Vaut të Dejës

Shkarkimi i HEC-it mori 2 persona

Shkarkimi i Vaut të Dejës dje përmbyti Shkodrën e për pasojë mori në rrjedhë trupat e 50-vjeçarit dhe të birit të tij të cilët nuk mundën të shpëtoheshin në kohë nga shteti i cili i la në mëshirë të fatit.

Ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sasi të mëdha uji u shkarkuan nga HEC-i i Vaut të Dejës në rendin e 2500-3000 m3 për sekondë dhe jo 1300 siç deklaroi KESH.

Qyteti verior u vu nën pushtetin e ujit teksa hapja e portave të hidrocentralit shkaktoi përmbytje masive. Dëmet e parikuperueshme në shtëpi, automjete e të mbjella nuk do kompensohen nga shteti, pjesërisht i përfshirë në këtë fenomen, me mos-marrjen e masave për minimizimin e pasojave.

Mos-marrja e përgjegjësive dhe faturimi tek natyra i përmbytjes së përvitshme të Shkodrës në këtë sezon çon në përsëritjen e së njëjtës gjendje nën drejtimin e së njëjtës qeveri për 9 vite.

Në datën 15 të këtij muaji, drejtori i KESH Ergys Verdho ka hapur një tender me vlerë mbi 600 MLN LEKË me TVSH për mirëmbajtjen e HEC-it Vau i Dejës.

Hidrocentrali doli jashtë kontrollit dje duke pëmbytur Shkodrën e duke çuar në humbjen e dy personave nën rrjedhën e furishme ndërkohë që taksat e popullit hidhen në tendera nga titullari i KESH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.