E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit shtrohet në QSUT
Lajme

Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit shtrohet në QSUT

Pësoi hemorragji celebrale

Drejtori i sapoemëruar i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, ndërsa ai ndodhet nën kujdesin e specializuar të mjekëve në QSUT.

Llabani ishte komanduar në krye të institucionit penitenciar vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, pas shkarkimit dhe arrestimit të ish-drejtorit Indrit Cërrloja, në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.

Mësohet se në ambientet e QSUT-së ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili po ndjek nga afër situatën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.