E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i policisë, akuza ministrive: Fshehin emrat e atyre që u japin plazhet
Lajme

Drejtori i policisë, akuza ministrive: Fshehin emrat e atyre që u japin plazhet

Nano nga njëra anë pranon përgjegjësitë e Policisë, por nga ana tjetër konstaton se strukturat e tjera publike janë tërësisht jo-bashkëpunuese.’

Ngjarja tragjike e Potamit, ku vdiq 7-vjeçarja Avdia, dëshmoi qartësisht për dështimin e të gjitha strukturave shtetërore të ngarkuara me përgjegjësisë për sigurinë e jetës dhe shëndetit të qytetarëve në Plazhe.

Kjo konfirmohet së fundmi zyrtarisht edhe nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në një shkresë të drejtuar këtë të Premte disa institucioneve shtetërore. Në dokumentin e siguruar nga ‘Syri Televizion’, Nano nga njëra anë pranon përgjegjësitë e Policisë, por nga ana tjetër konstaton se strukturat e tjera publike janë tërësisht jo-bashkëpunuese.

‘Për të arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet të informohet mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar për asnjë rast nga institucionet përgjegjëse’, shkruan ndër të tjera drejtori i Policisë.

Ndër informacionet që i mungon totalisht Policisë së Shtetit, sipas shkresës së Gledis Nanos, janë të dhënat mbi licencat për zhvillimin e turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, zonat e lejuara për lundrim, si edhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me turizmin detar.

Praktikisht, Gledis Nano pranon se Policia e Shtetit nuk ka asnjë informacion për turizmin detar dhe përgjegjësia, sipas tij, është e institucioneve qendrore e lokale. Në Gusht 2022, një skaf lundrues i drejtuar nga Komisari i Policisë Arjan Tase, aksidentoi për vdekjen 7-vjeçaren Avdia, e cila gjendej në bregun e Potamit, në shoqërinë e babait të saj.

Pas ngjarjes, kryeministri Edi Rama reagoi me cinizëm, duke deklaruar se ky vit është më i suksesshmi në turizëm dhe ai konsideroi si vampirë median dhe opozitën që kritikonin qeverinë e tij. Për Ramën, masat e marra nga institucionet shtetërorë për sigurinë në Plazhe janë të larta. Por, shkresa e Gledis Nanos tregon tërësisht të kundërtën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.