E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i Policisë së Shtetit, flet për rastin e Martinajt
Lajme

Drejtori i Policisë së Shtetit, flet për rastin e Martinajt

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur për  sulmet kibernetike në vendin tonë, duke thënë se nuk ka dalë asnjë sekret shtetëror.

Në një komunikim me gazetarët, Rrumbullaku u shpreh se lista me emrat e punonjësve të policisë të publikuara nga hakerat nuk kanë të bëjnë me informacione sekrete.

“Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit. Ne e disponojmë 100% informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar pavarësisht deklaratave ne jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi asgjë të ekspozuar. Punonjësit e policisë vijojnë të kryejnë funksionet përkatëse”, tha Rrumbullaku.

Sa i përket sistemit Deep Sea, Rrumbullaku sqaroi se nuk ka të dhëna, por është thjesht motor kërkimi.

“Duhet të ketë informacionin e duhur, është motor kërkimi, nuk ka database, nuk ka të dhëna”, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, ka folur për fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt.

Gjatë një prononcimi për mediat, teksa u pyet për fatin e Martinajt, Rrumbullaku deklaroi se nuk ka asgjë për të shtuar dhe se po punohet për rastin në fjalë.

“A ka përgjigje policia për Ervis Martinajn? Kemi struktura të veçanta që po ndjekin rastin, na ka deleguar prokurori detyrat është një hetim miks. S’kam për të deklaruar asgjë më tepër”, ka tha Muhamet Rrumbullaku.

Kujtojmë se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej më tepër se dy muajve, kur familja e tij e denoncoi si të zhdukur në Polici.

Emri i tij është lakuar shumë kohëve të fundit, për vetë faktin e përfshirjes së tij në një sërë ngjarjesh kriminale në vend.

Martinaj është rikthyer në vëmendjen te medias pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, i cili deklaroi se “mbreti i lojerave te fatit” i kishte vendosur 500 mijë Euro në dispozicion për eliminimin e Indrit Dokles, një tjetër personazh me peshë i botës së krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.