E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës/ Drejtori i Bashkisë, plagos rëndë me armë, djalin e xhaxhait të kryebashkiakut!
Lajme

Kukës/ Drejtori i Bashkisë, plagos rëndë me armë, djalin e xhaxhait të kryebashkiakut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, pas një përplasje të klaneve të Rilindjes brenda bashkisë.
Paraditen e kësaj të mërkure, te ish-agjencia e qytetit, drejtori i Shërbimeve në bashki dhe djali i xhaxhait të kryebashkiakut Albert Halili, fillimisht kanë pasur një sherr të fortë fizik dhe verbal.

Pas kësaj drejtori i Shërbimeve Kukës, Zenel Muçmata, ka shkuar dhe ka marrë një armë dhe pasi ka ndjekur deri në fshatin Bicaj kushëririn e kryetarit të tij, Elvis Halilin, e ka qëlluar me disa plumba. Viktima aktualisht gjendet nën kujdesin intesiv të mjekëve në spitalin e Kukësit, kurse autori, drejtori i Shërbimeve në bashki, ende nuk është ndaluar nga policia./Alfapres

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.