Drejtori i SHISH tek Komisioni i Sigurisë, tregon a ka influencë ruse në Shqipëri
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku raportoi për 3 orë kreu i SHISH, Helidon Bendo.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Bendo u pyet për ekzistencën e një raporti sekret për 124 drejtues të lartë policie të inkriminuar në trafik drogë. Sipas burimeve, Bendo nuk mohoi dhe as pohoi ekzistencën e këtij raporti.
Mësohet se Bendo është pyetur gjithashtu edhe për influencat ruse në Shqipëri, po kreu i SHISH ka mohuar të ketë influenca të qarta ruse, por sipas tij ka tendenca të tilla.
Helidon Bendo është pyetur gjithashtu në mbledhje edhe për lidhjet e politikanëve me 613 kg kokainë dhe drograt e tjera, po nuk i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë duke u shprehur se t sfida me narkotikët vijon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



