E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i SHISH, Visho Ajazi  takim me  kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla.
Lajme

Drejtori i SHISH, Visho Ajazi takim me kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Drejtori i SHISH, Visho Ajazi ka zhvilluar ditën e sotme një takim prej më shumë se 1 orësh me kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Lajmi bëhet i ditur nga dëshmitarët okularë të cilët kanë parë të hyjë kreun e SHISH në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ajazi ka shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe besohet se ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Llalla.

Besohet se temë e takimit 1 orësh ‘kokë më kokë’ kanë qenë zhvillimet e fundit me arrestimin e Moisi Habilajt në Itali dhe informacionet që ka mbledhur SHISH dhe prokuroria për këtë grup droge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.