Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, paraqitet në SPAK
Burime pranë SPAK konfirmojnë, se Tabaku është thirrur si person në dijeni lidhur me procedimin penal që po hetohet nga Vladimir Mara e Altin Dumani, për dosjen e Suel Çelës
Ndërkohë pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, përfshirë zyra e banesa të disa zyrtarëve socialistë.
Pjesë e kontrollit konfirmuan burime policore, kanë qenë edhe banesa e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan, njëherësh personazh i përmendur në ngjarjen e 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani, si dhe të një biznesmeni.
Të njëjtat burime konfirmuan se kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimeve për grupin e Suel Çelës, ku janë evidentuar edhe tendera të dyshimtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



