E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kujtese subjekte  pas 31 korrikut
Lajme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kujtese subjekte pas 31 korrikut

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton shoqëritë tregtare dhe personat fizikë, se afati i fundit për dorëzimin e vendimi të organit përgjegjës/vendimin e personit fizik për destinimin e fitimit pas tatimit është data 31 Korrik.

Shoqëritë tregtare, brenda një periudhe 6 mujore, nga data e mbylljes së vitit financiar, kanë marrë vendimin për rezultatet financiare të vitit paraardhës dhe destinimi i fitimit pas tatimit, duke përcaktuar në vendim destinimin e fitimit pas tatimit.

Në vendim, përcaktohet shuma e rezervave ligjore, pjesa që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali, si dhe pjesa që do të shpërndahet në formë dividendi.

Vendimi për destinimit të tatimit pas fitimit dorëzohet elektronikisht në organet tatimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.