E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtuesi i projektit të punimeve në autostradën Aksi Thumanë-Kashar  : Drejt përfundimit, do  hapet në Qershor
Lajme

Drejtuesi i projektit të punimeve në autostradën Aksi Thumanë-Kashar : Drejt përfundimit, do hapet në Qershor

Drejtori i projektit, Altin Ahmeti, ka zbuluar se aksi Thumanë-Kashar do të hapet në fund të muajit Qershor. Ai ka deklaruar se deri më tani janë realizuar 78.1% të projektit.

Banorët e Thumanës dhe zonave përreth për shkak të shpejtësisë që do të shkojë deri në 130 km/h për 15 minuta do të jenë në Tiranë.

“Gjatësia është 21 kilometra plus 16 kilometra rrugë dytësore. Janë 11 ura, janë 6 nënkalime, 6 mbikalime dhe 144 tombino. Të gjitha këto janë në vlerën 78-80% të realizimit të tyre. Ne kemi dy drejtime të cilat me nga dy korsish 3.75 secila, kemi korsinë e emergjencës 3 metra dhe bankinën 0.7 plus pjesën e trafikndarëses që është 2.6 metra. Shpejtësia është 130 kilometra në orë, që do të thotë banorët e Thumanës dhe zonave përreth aksesimin nga Tirana e kanë rreth 15 minuta”, tha ai.

Ahmeti ka deklaruar se duhet një impenjim shumë i madh që i gjithë ky projekt të realizohet brenda datës.

“Koha e realizimit është mjaft e shkurtër për një objekt të tillë. Pjesa e strukturave që janë goxha të konsiderueshme në numër dhe në gjatësi. Ura më e madhe është 350 metra e gjatë, por janë 11 të tilla, që do të thotë duhet mjaft impenjim që të realizohen brenda kësaj date që ne kemi thënë”, u shpreh Ahmeti.

Kjo rrugë po ndërtohet nga kompania Gener 2 me fondet e veta, ndërkohë që kalimi do të jetë me pagesë, me një tarifë që mbetet për t’u përcaktuar nga një komision i posaçëm.

“Për këtë do të jetë njësia e menaxhimit. Do të jetë një sistem tollesh që do të jetë në pjesën e degëzimit të Rinasit. Do të jetë vetëm një pikë. Për pjesën e operimit pastaj do të jetë njësia tjetër që do bëjë operimin përgjatë gjithë kohës”, tha drejtuesi i projektit.

Rruga e re është marrë me koncension për 35 vite. Shteti shqiptar ka marrë përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit, nëse nuk arrihet plani bazë, të ofrojë mbështetje.

Burimet financiare për ndërtimin e rrugës do të sigurohen nga koncesioni dhe ky i fundit do të marrë në kthim të ardhurat nga tarifat që do të vendosen për kalimin në rrugë përgjatë gjithë periudhës së koncesionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.