E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drenovë/ Si u kap me drogë   polici i burgut nga kolegët e tij
Lajme

Drenovë/ Si u kap me drogë polici i burgut nga kolegët e tij

Detaje të reja janë mësuar për Nevis Ibrahimin, policin që u arrestua mëngjesin e sotëm pasi tentoi të fuste drogë në Burgun e Drenovës.

Mësohet se Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i tij, ku në pjesën e të brendshmeve i është konstatuar lënda e dyshuar canabis sativa.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet, ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.