E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drini Zeqo kërkon të ndryshojë krevatin/ E shqetëson e gërhitura e Meri Shehut
Lajme

Drini Zeqo kërkon të ndryshojë krevatin/ E shqetëson e gërhitura e Meri Shehut

Këtë mëngjes, njëri nga banorët e “Big Brother VIP Albania 3”, ka ndarë me pjesëtarët e tjerë të shtëpisë dëshirën për të ndryshuar krevatin.

Duket se spikerin e lajmeve e shqetëson shumë e gërhitura e astrologes Meri Shehu.

“Kam të drejtën time të ndryshoj krevatin”, u shpreh Drini para banorëve.

Kujtojmë se edhe pse ka vetëm dy ditë që ka nisur gara, ka pasur debate dhe diskutime mes disa banorëve.

Debatet më të forta kanë qenë ato të moderatores Roza Lati me Jul Dedën, Eglës po me aktorin Jul Deda, Meri Shehut me Rike Roçin.

Në fakt Meri Shehu ka qenë një nga banoret më të komentuara për këto dy ditë për shkak të përplasjeve dhe diskutimeve që ka krijuar në shtëpi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.