Drita shkruan historinë, Shkëndija ndalet në ‘frymën’ e fundit
Mbrëmjen e së enjtes u zhvilluan 18 ndeshjet e raundit të tretë të UEFA Conference League, me emocione të forta për skuadrat shqiptare të rajonit.
Në Dublin, Drita e Gjilanit ka arritur fitoren e parë historike në këtë kompeticion, duke triumfuar në transfertë ndaj Shelbourne me rezultatin minimal 0-1.
Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe mori kthesë në minutën e 16-të, kur James Norris i vendasve u ndëshkua me karton të kuq direkt për një faull të rëndë ndaj Almir Ajzerajt.
Megjithëse Shelbourne krijoi disa raste të rrezikshme, përfshirë një goditje shtylle nga Odubeko, Drita mbeti më e qetë dhe efektive.
Heroi i sfidës ishte Almir Ajzeraj, i cili në minutën e 57-të shënoi golin e vetëm të ndeshjes me një goditje nga distanca që u devijua nga mbrojtësit vendas.
Pas këtij triumfi, “Intelektualët” shënojnë fitoren e parë në historinë e tyre në Conference League dhe ngjiten në vendin e 13-të në renditjen e përgjithshme me 5 pikë.
Në Shkup, Shkëndija e Tetovës ishte shumë pranë një fitoreje të madhe, por u ndal në minutën e 100-të nga Jagiellonia.
Liridon Latifi hapi ndeshjen në minutën e 49-të me një gol të bukur, por në minutën e dhjetë shtesë (90+10) Lozano barazoi rezultatin.
Në fund, polakët mbetën me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Imaz, por Shkëndija nuk arriti të përfitonte.
Conference League – Raundi i 3-të
18:45
-
AEK Athinë 1–1 Shamrock
-
AEK Larnaca 0–0 Aberdeen
-
Celje 2–1 Legia
-
KuPS 3–1 Slovan Bratislava
-
Mainz 2–1 Fiorentina
-
Noah 1–2 Sigma Olomouc
-
Samsunspor 3–0 Hamrun
-
Shakhtar Donetsk 2–0 Breidablik
-
Sparta Pragë 0–0 Rakou
21:00
-
Crystal Palace 3–1 AZ Alkmaar
-
Dynamo Kyiv 6–0 Zrinjski Mostar
-
Hacken 1–2 Strasbourg
-
Lausanne 1–1 Omonia
-
Lincoln Red Imps 1–1 Rijeka
-
Rayo Vallecano 3–2 Lech Poznan
-
Shelbourne 0–1 Drita
-
Shkëndija 1–1 Jagiellonia
-
SK Rapid 0–1 Universitatea Craiova
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



