E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Dajti lë qelinë, nën masa të rrepta sigurie merr pjesë në varrimin e nënës së tij!
Lajme

Dritan Dajti lë qelinë, nën masa të rrepta sigurie merr pjesë në varrimin e nënës së tij!

Dajti mësohet se është shoqëruar në banesën e tij, ku ka më pas ka marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Dritan Dajti ka dalë nga burgu i Peqinit nën masa të rrepta sigurie. Sipas informacioneve, Dajti mësohet se është shoqëruar në banesën e tij, ku ka më pas ka marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore, Dritan Dajti është marrë sërish nga polica dhe nën masa të rrepta sigurie po bëhet sërish kthimi i tij në burgun e Peqinit, ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm

Mësohet se për të siguruar pjesëmarrjen e tij në varrim dhe shoqëruar atë sërish në qeli, janë angazhuar forca të shumta policore, forcat RENEA dhe ato te burgjeve.

Kujtomë se pak javë më parë Dajti ka kërkuar lirimin e tij nga burgu, pasi ai pretendon se e ka përfunduar dënimit me 25 vite burg, pretendim që i është mohuar deri më tani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.