E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Zagani: Ja ç’më tha një mik për Tahirin
Lajme

Dritan Zagani: Ja ç’më tha një mik për Tahirin

Ish oficeri i antidrogës Dritan Zagani me anë të një postimi në rrejtet sociale shkruan se një mik i tij i ka treguar se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar që të blejë një shtëpi në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Zagani ngre pyetjen se ku i merr të ardhurat për një jetë kaq ekstravagante që bën tani në lirinë e tij sa veç pronave që ka kërkon melet e Tiranës!?

 “Nje miku im i besuar nga Tirana, po me thoshte se Saja ka kerkuar te bleje nje shtepi me toke ne fshatin Shengjergj te Tiranes…!

Di njeri te me thote mua…!

Ky njeri nga i merr te ardhurat per nje jete kaq ekstravagante qe ben tani ne “lirine” e tije, sa vec pronave qe ka kerkon edhe prona ne malet e Tiranes…!

P.s.. ju siguroj se miku im e ka informacionin aq te sakte sa eshte njeri i mbrendshem qe njef mire kete afere …!”-shkruan Zagani.

Dritan Zagani ishte i pari që akuzoi publikisht ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.