E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Zagani tallet  me arrestimin e kushëririt të Saimir Tahirit për trafik droge
Lajme

Dritan Zagani tallet me arrestimin e kushëririt të Saimir Tahirit për trafik droge

Sot është dita që ish–drejtori i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani të qeshë me Saimir Tahirin dhe njerëzit që e detyruan të kërkojë azil jashtë vendit.

Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, duket se janë provuar akuzat e efektivit të policisë për ish Ministrin e Brendshëm dhe kushërinjtë e tij.

Në rrjetet sociale, Zaganit nuk i mbetet vetëm të ironizojë ish shefin e tij, Saimir Tahirin.

“Pres me ankth te madh deklaraten per kete operacionin e perbashket ku çunat arrestuan ne bashkepunim me italianet kete kushon e ish shefit…!
P.s…sa po e vonojn sot deklaraten, po me bejn merak….!”, shkruan Zagani.

Moisi Habilaj u arrestua në Itali si një nga 11 pjestarët e bandës të arrestuar në Katania, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh.

Sipas mediave italiane, vitet e fundit banda kishte transportuar nga Shqipëria në Itali rreth 3.5 ton marijuanë, duke llogaritur një xhiro prej 20 milion eurosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.