E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritëhijet e një  ekzekutimi të sponsorizuar Shqiptaro-Grek!
OP-ED

Dritëhijet e një ekzekutimi të sponsorizuar Shqiptaro-Grek!

Diten e Enjte në mbremje pas paraqitjes së skandalit të superskandalozit te Durresit, Vangjush Dako në Opinion unë kam shkruar një status në facebook në te cilin kam thenë se pas ketij superskandali do të sajohet një tjeter skandal (zhurme) per të harruar ketë që ka ndodhur. Edi Rama nuk mund ta rrezojë Vangjushin dhe as mund ta dorezoje atë sepse ai eshtë aksi kryesor, eshtë kollodoku i Rilindjes, eshte shasia dhe testata i pazareve të Rilindjes me mafien, me krimin e organizuar dhe me interesat e medha te lidhura me qytetin e rendesishem bregdetar dhe portin më të rendesishem të Shqiperisë. Të tjerat kuptohen shumë thjeshtë.

Durresi eshte në heshtje, pika më nevralgjike e interesave okulte miliardeshe te Rilindjes dhe një burim i pashtershem i parasë se padukshme. Durresi eshte pika dhe nyja kryesore ne te cilen shume prej kokaines se Amerikes Latine tranzitohet per ne Europe, por tashme edhe e heroines se Hasit dhe e laboratoreve te katundeve te Elbasanit qe vjen nga Afganistani. Qe nje kryebashkiak te komunikoje me kreret e krimit te organizuar dhe me trafikanet me te rrezikshem te qyetetit kjo nuk eshte aspak e huaj per durraket, madje te gjithe e shohin si normale, pasi te gjithe e dine burimin e fuqise dhe te pushtetit te Gjushit ne vecanti dhe te Rilindjes ne pergjithesi.

Ata e rrahin, e poshterojne dhe e perdhunojne kryetarin e tyre me ceremoni sa here ai nuk u pergjigjet ne telefon apo nuk u jep tenderat qe i kerkojne dhe kete e di i gjithe qyteti i qete i lagur prej Adriatikut. Ceshtja qendron se kohet e fundit sherbimet partnere e kane zbuluar skemen dhe kane goditur infrastrukturen e Rames, pra kane shpuar depoziten qe furnizon me karburant pushtetin e tij mafioz.
Amerikanet dhe gjermanet jane te vetmit qe mund ta bejne kete sepse asnje gazete, e asnje portal, e asnje media vendase nuk guxon te afrohet tek keto zona te nxehta sepse u fluturon koka, atyre qe kane informacion dhe qe nuk pranojne te shiten dhe te bejne kompromise me mafian.

Ne kete kuptim, tek pika dhjete e statusit tim te dites se Premte kam thene se per te harruar skandalin Dako, Rama duhet ta mbuloje skandalin me nje ngjarje te madhe per te zhvendosur vemendjen. Une parashtroja dhjete mundesi e dhjeta e te cilave ishte provokimi i “nje akt terrorist” qe sigurisht do te duhej te ishte i izoluar dhe i kontrollueshem, ekzaktesisht sic edhe ndodhi.
Nuk dua te them se ka shkuar Rama dhe i ka thene atij grekut ekstremist te beje ate qe beri, por dua te them se loja eshte pergatitur shume me lart dhe shume holle.

Me nje ngjarje te tille, nga njeriu me i urryer ne Shqiperi Rama ia ka dale te shfaqet si patrioti me i madh ne Shqiperi, sepse ai ka vrare nje terrorist grek i cili po cenonte integritetin e Shqiperise dhe autoritetin e Shtetit Shqiptar. Pa dashur te merrem me thelbin e vrasjes apo te ekzekutimit, dua te them se kjo ngjarje njelloj si Rames i ka sherbyer edhe te korruptuarit kryeministrit Cipras ne Greqi per te mbyllur skandalet e tij atje dhe per te ushqyer me te njejtin helm nacionalist idiotet e pales greke te cilet nuk jane te paket gjithashtu. Me dy levizje te vogla, me nje status fejsbuku dhe me disa flamura kuq e zi, me disa parrulla patriotike, i mbeshtetur edhe tek depozita e vjeteruar nacionalizmit socialist Pandeli Majko etj, Rama ia ka dale te shfaqet si hero duke vjedhur statuset e historianes Elena Kocaqi te ciles nuk kane denjuar as t’i ruajne autoresine per mendimet dhe qendrimet e saj.

Pra, ne nje menyre apo ne nje tjeter terroristi grek i duhej i vdekur edhe Athines edhe Tiranes, sepse edhe Cipras edhe Rama kane nevojat e tyre te brendshme per kete orgazmen patriotike, por njekohesisht te shkaktojne sa me shume mjegull qe te realizojne planet helene, per te hipotekuar varrezat ne Jug te Shqiperise por edhe per te perfituar sa me shume prej marreveshjes se detit. Rames dhe Ciprasit i duhen rezultatet dhe nuk u duhet se cfare thone e mendojne popujt e tyre. Ne qofte se Rama do te ishte aq patriot sa hiqej nuk do te shnderrohej ai dhe Riilindja ne rrezikun me te madh per Sigurine Kombetare te Shqiperise. Po shet detin. Ua dha varrezat grekeve ne Jug te vendit. Ne veri po planifikon me Vucicin, Thacin dhe Aleks Sorosin ndarjen e Veriut te Kosoves dhe keshtu me radhe. Pra, duhet te jesh shume idiot, miop, ose driteshkurter qe te besosh se Rama eshte nje patriot i madh te cilin nuk e ze gjumi prej halleve te vatanit dhe integritetit te katundeve te Gjirokastres.

Ekstremisti shqiptaro-grek, sipas te gjitha rregullave dhe normave nderkombetare ne vendet e lira dhe demokratike, ka konsumuar akt terrori duke shrepur armen automatike ne drejtim te forcave te rendit dhe ne te gjitha vendet e botes, ai ekzekutohet ne vend. Pa folur pastaj sa bij nenash shqiptare jane vrare nga policia greke, jo se kane ngritur armen kunder tyre, por se kane qene duke vjedhur domate, apo ndonje pule ne ndonje katund te Greqise. A mundej te evitohej ekzektutimi i djait ekstremist plotesisht te manipuluar nga makineria shoviniste greke e investuar drejtpersedrejti nga sherbimet greke?!
Po edhe mund te evitohej, dhe kete e percaktojne vetem forcat Renea dhe efektivet e policise qe kane qene ne terren dhe qe kane patur mundesi ta vleresojne situaten dhe rrethanat nga afer.

Nenes greke qe pertej deshires dhe mundesive te saj nuk mundi te edukoje nje femije normal, qe nuk deshiron vdekjen e shqiptareve dua ‘ti them dy fjale. Te gjithe minoritareve greke te cilet e urrejne Shqiperine dhe shqiptaret dhe qe jane te manipuluar prej makinerise se propagandes dhe te urrejtjes se Greqise, dua t’i them dy fjale:

Aktiviteti terrorist eshte i patolerueshem dhe siguria e Shqiperise eshte vije e kuqe. Por duhet te bindeni edhe per nje gje shume te rendesishme. Vdekja e djaloshit ekstremist ishte nevoje dhe emergjence e Ciprasit tuaj dhe e Rames tone. Per nevojat e lojes se tyre politike, ai djale duhej i vdekur sepse i gjalle nuk i bente pune askujt!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.