Droga, kriminaliteti dhe mizerja, emëruesi i përbashkët i qeverive majtas e djathtas në këto 27 vjet
Për 27 vite me radhë politika shqiptare ka qënë bashkë vetëm për një qëllim: Për t’ia futur shqiptarëve, për ti grabitur, vrarë dhe keqsunduar. E ka bërë Berisha, Nano, Meta, Majko dhe tashmë në fund Edi Rama. Secili sipas metodave të ndryshme, por qëllimi gjithnjë ka qënë i njejtë.
Ndërkohë që Sali Berisha është politikani që ka lejuar politikisht kultivimin dhe trafikimin e drogës kanabis në Lazarat. Këtë e ka pohuar vetë me gojën e tij, kur është shprehur se vendimi për të mos ndërhyrë për shkatërrimin e kanabisit në Lazarat ka qënë politikë e tij. Madje dhe mbrojtja që i ka bërë gjatë tërë kohës që ka qënë dhe në opozitë ka qënë vendim i tij politik. Deri në urdhërimin madje dhe të goditjes me kallash ndaj helikopterit të Guardia Di Finanza që fluturoi mbi Lazarat për të filmuar parcelat e drogës së kultivuar nga ky fshat, me vota 99% pro PD në të gjitha zgjedhjet. Por në veçanti përgjatë 8 viteve të pushtetit të të djathtëve, mos ndërhyrja në Lazarati ka qenë një vendim politik i ish-kryeministrit Berisha.
Për herë ta parë, ai e deklaroi publikisht këtë qëndrim, të shoqëruar me akuzat se operacioni i ndërmarrë nga qeveria Rama në atë kohë ka qënë kaotik dhe i pamenduar mirë.
“Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. Pikë. Qendrimi im ka qene tjeter. Te gjitha masat e tjera perveç ndërhyrjes me forcë dhe nuk ka qenë një qendrim i pabazuar. Ky qendrim eshte shoqëruar me një renie drastike të mbjelljeve. Qendrimi im ka qenë i qartë: Jo ndërhyrje. Këta kanë vendosur të ndërhyjnë, unë nuk kam kundërshtim. Një ndërhyrje sipas të gjitha rregullave dhe jo kaos”, tha Berisha në atë kohë. Që gjithsesi ky fshat kultivues i drogës me mbështetjen e Berishës ka qënë dhe financuesi kryesor i PD në të gjithë fushatat elektorale. Për të blerë votat me para droge, pasi PD që nga viti i largët 1992 nuk ka qënë asnjëherë forcë e parë politike. Madje nuk mund të vinte asnjëherë në pushtet. Dhe një deklaratë e tillë e Berishës, mbështetja për kultivimin e drogës në Lazarat e përkthyer në mbështetje nga ana e Lazaratit me vota aty por e para për fushatat elektorale, e parë në këndvështrimin e sotëm ka lëshuar rrënjë më të thella. Duke e përhapur të keqen në të gjithë vendin. Thjeshtë dhe vetëm se Rama goditi parcelat e PD të kanabisit në Lazarat. Goditi financimin e drogës që “ushqente” me para makinën politike të PD.
Në një artikull të gazetës britanike “The Times” askush nuk vuri re një detaj të vogël që tregonte një të vërtetë të madhe: Berisha nuk ka hequr dorë asnjëherë nga mbështetja politike për kultivuesit dhe trafikuesit e drogës në Shqipëri. Prestigjiozja britanike “The Times” shkruan se “pas marrjes së detyrës në vitin 2013, qeveria Rama u shpalli luftë të hapur trafikantëve”. Madje “The Times” duke u ndalur tek çështja e kanabisit sjell nëpër mend ndërhyrjen e policisë në Lazarat. Më pas në artikull i kushtohet vëmendje edhe rezultateve të arritura nga qeveria ndaj këtij fenomeni më 2017-ën, ku thuhet se qeveria ka bërë një punë të mirë. “Pas marrjes së detyrës në vitin 2013, zoti Rama dërgoi atje (në Lazarat) policinë, e cila kapi 71 ton drogë në fshat dhe më shumë se 400 armë automatike, një mitraloz anti-avion, granatë-hedhës, mortaja dhe armë anti-tank. Në përgjigje, trafikantët punësuan një ushtri fermerësh për të përhapur kultivimin në të gjithë vendin, duke i dhënë ryshfet policisë lokale. Me rritjen e fluturimeve mbikëqyrëse të policisë italiane, zoti Rama goditi përsëri, duke shkatërruar më shumë se dy milionë bimë në vitin 2016. Qeveria tha se vetëm 58 plantacione janë vërejtur vitin e kaluar (2017), nga më shumë se 2,000 një vit përpara. Është inkurajuese që fermerët të rritin bimët mjekësore në vend”, shkruan The Times. Pra e thënë e zeza mbi të bardhë, ishin trafikantët dhe lazaratasit ata që iu kundërpërgjigjen aksionit të qeverisë, duke punësuar ekspertët e tyre në të gjithë Shqipërinë për të mbjellur kanabisin. Dhe ata nuk e kanë bërë këtë punë pa mbështetjen politike të Sali Berishës dhe PD-së. Por dhe pa mbështetjen e Edi Ramës. Si dhe duke shfrytëzuar dhe pafuqinë e qeverisë në parandalimin e këtij fenomeni por dhe kurruptimin e disa krerëve të policisë nga trafikantët. Mësohet se gjithçka është bërë me urdhër të Berishës. I cili kishte informacion të detajuar nga lazaratasit trafikantë dhe ata pas tyre në kupolën e PD në Tiranë që ishin pronarët e vërtetë të plantacioneve të drogës në të gjithë vendin, se cilët kishin paguar dhe policët e korruptuar. Më saktë, ishin në “borderonë” e tyre dhe paguheshin rregullisht. Këtë listë e kishte dhe Berisha, pasi pronarët e vërtetë Lazaratas të drogës në të gjithë ishin mbështetës të tij, të urdhëruar prej tij për ta bërë këtë shpërndarje. Si një reagim ndaj Edi Ramës.
Përmes Agron Kuliçit, Berisha kontrollonte mbjelljen dhe trafikimin e drogës, fitimet dhe shpenzimet. Por dhe kujdeseshin që herë pas here të hidhnin në media përmes “qytetarit dixhital” lajme mbi policë të korruptuar, duke ua faturuar ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama. Një rrugë dhe dy punë: dhe furnizohej papushim makina politike elektorale e PD me para nga droga, dhe përlyhej qeveria e Edi Ramës. Si një qeveri e drogës dhe do të sillte dhe humbjen e zgjedhjeve më 25 qershor. Dhe qeveria e Ramës vërtetë nuk ka faj vetëm në pafuqinë e vet. Edi Rama e shfrytëzoi këtë shpërndarje të kultivimit të drogës në të gjithë vendin. Madje u kujdes fort që të mbyllej një sy dhe një vesh dhe ti mëshohej fort idesë se ishin lazaratasit e Berishës që kultivonin droge. Duke e kthyer dëmin e parashikuar nga Berisha kundër qeverisë, në një dobi për veten si kryeministër dhe qeverinë. Pasi Rama me paratë e drogës mbushi buxhetin e shtetit, mori si kompensim dhe mungesën e shqetësimit të njerëzve që bënin ndonjë lek tek parcelat e trafikantëve të drogës. Njëherësh uli fort dhe çmimin e hashashit në treg , dhe korri një rezultat të fortë në luftën kundër kundër kultivimit të kanabisit në vitin zgjedhor 2017. Pasi trafikantët krijuan stoqe, në pritje të një çmimi më të mirë. Por kjo krijoi impakt dhe tek qytetarët, që mes Berishës që shpërndau tërë trafikantët dhe ekspertët lazaratas për ta mbjellë drogën në të gjithë vendin dhe Ramës që mbylli njërin sy dhe njërin vesh dhe bëri disa aksione parciale, të rimandatojë kryeministrin Edi Rama për një mandat të dytë qeverisës. Madje duke e çliruar dhe nga Meta dhe LSI. Për arësyen e vetme, se votuesit në masë ishin “argatët” e njerëzve të Berishës që i kishin punësuar për të kultivuar drogën kundrejt pagesës ditore. Nuk mund të votonte një dibran apo një elbasanas për një lazaratas që fitonte miliona dollarë si pronar i drogës së mbjellë nëpër fshatrat e tyre. Ndërkohë që ata paguheshin me një rrogë të lartë, por pa fitime. Ndaj Berisha pavarësisht parave që shpenzoi humbi zgjedhjet më 2017.Prandaj ndërkombëtarët duke e ditur këtë skenar të Berishës për shpërndarjen e drogës në të gjithë vendin me lazaratasit e tij nuk e mbështetën PD dhe nuk penalizuan Ramën. I cili përfitoi praktikisht nga lëvizja e Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



