E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dua Lipa dhe Andrea Bocelli me një bashkëpunim fantastik
Publik News

Dua Lipa dhe Andrea Bocelli me një bashkëpunim fantastik

Dua Lipa prej vitesh tashmë numëron një sërë suksesesh. Mirëpo së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një këngë me këngëtarin e famshëm Andrea Bocelli.

Që në momentin që këngëtari italian njoftoi bashkëpunimin të gjithë ishin në pritje për të dëgjuar duetin.

E pritjes i erdhi fundi, pasi kënga me titull “If Only” është publikuar ditën e sotme. Në këngë mbizëtoron muzika klasike, ku veç Bocelli-t që është ekspert i kësaj fushe, këngëtarja shqiptare ka dhënë gjithashtu maksimumin me zërin e saj potent.

Me siguri ky bashkëpunim do të jetë një tjetër rekord për të dy yjet e muzikës, pasi kënga është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët e kanë konsideruar si një nga duetet më të bukura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.