E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dua Lipa dhe Donatella Versace, në një super bashkëpunim
Flash

Dua Lipa dhe Donatella Versace, në një super bashkëpunim

Maji ndoshta s’është muaji më i mbarë për shumë njerëz ama, për Dua Lipa-n është një sukses i vërtetë! Pasi shndriti në Met Gala, njoftoi edhe një super bashkëpunim me Donatella Versace. Teknikisht, lajmin e bëri të ditur Donatella, përmes një postimi në Instagram, ku tha se bashkë me Dua-n kanë krijuar një koleksion të modës së lartë dhe ne do ta shohim më 23 maj në Kanë. Ajo u shpreh e emocionuar për koleksionin e përbashkët që ka krijuar me Duan dhe se ky koleksion është për vajza dhe gra dhe është pagëzuar me emrin “La Vacanza”. Ndërsa Dua është shprehur se bashkëpunimi me Versace-n ka qenë sekreti më i madh që i është dashur të ruajë. Ndërkohë, Dua dhe Donatella kanë bashkëpunuar edhe më parë dhe këngëtarja shqiptare, ka sfiluar në Javën e Modës në Milano me një kriijim nga Versace.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.