E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Duam të dëgjojmë bisedat e policëve”, vrasja e Konstandinos, flet motra
Lajme

“Duam të dëgjojmë bisedat e policëve”, vrasja e Konstandinos, flet motra

Dy ditë pas vrasjes së minoritarit grek Konstandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës, motra e tij ka kërkuar të zbardhet e vërteta.  Pavarësisht se vëllai i saj hapi zjarr ndaj policisë duke rrezikuar jetën e tyre, motra e 35-vjeçari kërkon të mësojë më shumë për bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi ngjarja. “Nga kamerat, nga sateliti, nga çdo mjet që mund të mësojmë atë që duam më shumë në këtë moment familja, në këtë situatë që është, të vërtetën. Jemi në një gjendje shumë të keqe. Duam të dalë e vërteta, të mësojmë fiks çfarë ndodhi, duam të dëgjojmë bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi gjithçka, nga kamerat”, është shprehur motra e Konstadinos Kacifas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.