E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duhet të tregoni kujdes, ja sheqer duhet t’i hidhni kafes
Our Story

Duhet të tregoni kujdes, ja sheqer duhet t’i hidhni kafes

Për shumëkënd, dita nuk nis pa një filxhan kafeje. Disa e pinë në shtëpi, të tjerë në kafene ose zyrë, por për të gjithë, kafeja është bërë pjesë e pandashme e mëngjesit, shpeshherë edhe pa konsumuar më parë ushqim.

Kafeja është shndërruar në një përbërës thelbësor për një mëngjes energjik. Madje, siç raportojnë disa studime, njerëzit e kanë më të lehtë të heqin dorë nga alkooli sesa nga kafeja e mëngjesit – një zakon që shpesh përjetohet si ritual personal i përditshëm.

E megjithatë, preferencat për mënyrën se si pihet kafeja ndryshojnë: disa e preferojnë pa sheqer, të zezë dhe të hidhur, ndërsa të tjerë nuk e imagjinojnë pa një dozë ëmbëlsie.

Por sa sheqer është i shëndetshëm për t’u konsumuar me një kafe?

Ekspertët e ushqyerjes bien dakord në një pikë: mos e teproni me sheqerin. Sipas të dhënave të përmbledhura nga AgroWeb.org, për një filxhan të vogël ekspres (rreth 30 ml), sasia e toleruar e sheqerit është vetëm 3.1 gramë – që përkthehet në më pak se një lugë çaji sheqer.

Për krahasim, një lugë e plotë çaji sheqer në një ekspres të vetëm rrit përqindjen e sheqerit në një nivel më të lartë se ai i një gote Coca-Cola.

E njëjta vlen edhe për kafen turke, e cila përgatitet në shtëpi dhe zakonisht ka përqendrim të ngjashëm të kafeinës dhe sheqerit.

Ndërkohë, për një kapuçino me një filxhan të madh (rreth 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht), sasia e lejuar e sheqerit është rreth 7 gramë, ose më pak se dy lugë çaji – pra rreth një lugë çaji e pak.

Rekomandimi nga OBSH për konsumimin ditor të sheqerit

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilës i referohet AgroWeb.org, sasia e rekomanduar ditore e sheqerit është 25 gramë – ekuivalente me rreth 6 lugë çaji.

Kjo sasi përfshin të gjithë sheqerin që konsumoni gjatë ditës, jo vetëm në kafe, por edhe përmes ushqimeve dhe pijeve të tjera. Ndaj është e rëndësishme të menaxhoni mirë sheqerin në çdo vakt – dhe kafeja është zakonisht një nga momentet kryesore ku mund të kaloni pa e vënë re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.