E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duhet themeluar një parti e re demokratike. Nga fillimi fare
Publik News

Duhet themeluar një parti e re demokratike. Nga fillimi fare

Nga Ylli Manjani / Çështja është se si shoqëria e sotme do organizojë një opozitë politike përballë një rregjimi që kontrollon gjithçka, përfshi edhe deputetët e opozitës së mbetur zyrtarisht.

Sali Berisha është në një përpjekje, por nuk është e mjaftueshme. Ska se si të jetë nëse shoqëria e ndjek demokracinë në televizor ose në FB.

Deputetët që votuam, nuk i duhen as dreqit. Parlamenti aktual i shërben sundimit të Edi Ramës dhe mbajtjes në bunker të palaços që shiti opozitën për t’u pasuruar vetë. Deputetët e PD që shitën anëtarët e partisë së tyre, janë më palaçot e parlamentit të palaçove!

Atëherë çfarë duhet bërë?!

Kjo është çështja.

Disa thonë hajde të luftojmë. Po me kë?! Rregjimi nuk të del kurrë përballë. Nxjerr mercenarë e vrasës që nuk e kanë problem vrasjen.
Të nxjerr policë që janë shqiptarë si ne.

Si tja bëjmë?

Të vritemi njëri me tjetrin që të trashet Rama e palaçoja në bunker?!

Na duhet të shpëtojmë demokracinë, po si?!

Ka vetëm një rrugë mendoj:

bashkimi në një front politik me të gjithë ata që nuk duan rregjimin. Nuk është sfidë marrja e një selie të mbushur me banditë e gazra dhe, që e ruan pushteti si monument.

Sfidë është organizimi i shoqërisë në një formacion politik që mbledh opozitarët dhe ndërton alternativë. SHQUPi nuk mbledh më askënd. Ndoshta këtë kishte parasysh Akademik Aurel Plasari kur tha që PD e mbylli qepenin. Dhe në fakt i mbylli dyert me blind.

Opozitarët anëtarë të PD dhe Sali Berisha janë një mundësi për një fillim të mirë dhe një garanci që shoqëria mund të kishte një opozitë të re. Por nuk janë gjithçka duhet. Duhet me shumë… Mbi të gjitha a ja vlen të harxhojnë kohë me një godinë me banditë të karamelizuar, kur vendi ka nevojë emergjente për opozitë?!

Duhet themeluar një parti e re demokratike. Nga fillimi fare.
Pa SHQUP e pa soj e surullupë pushteti. Pa dyer e pa blinda. Pa gazra e pa hunj.

Një parti me njerëz të lirë. Nëse ka ende shqiptarë të lirë kjo është sfida.

Nëse nuk ka, le të mbretërojë sundimtari dhe të hajë ndonjë plënc edhe banditi i karamelizuar i ShQUP-it.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.