Dukat, fadroma përplas për vdekje 55-vjeçarin (EMRI)
Një aksident rrugor në afërsi të varrezave të fshatit Fushë Dukat në Vlorë, ka rezultuar fatal për një 55-vjeçar, i cili ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një fadromë.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se ka humbur jetën Novruz Havaraj, 55 vjeç, i cili ka qenë duke ecur anash rrugës në momentin që u përplas nga fadroma
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që ka bërë shoqërimin e drejtuesit të fadromës Elton Rrapo, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit..
Ndërkohë, mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Ciflig në Korçë, ku dy makina një tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’ janë përplasur mes tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




