E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dulaku shet Tringun, zbulohen lidhjet e blerësit me Devollët
Flash

Dulaku shet Tringun, zbulohen lidhjet e blerësit me Devollët

Tring Sha, platforma e dytë më e madhe dixhitale në Shqipëri, ka kaluar në duar të reja. Vëllezërit Dulaku, themelues të kompanisë, kanë vendosur ta shesin Tring tek Vertex Holding, një kompani e sapoformuar. Kontrata e shitjes është firmosur më 2 tetor, megjithatë, çmimi i transaksionit ende nuk është bërë publik.

Ky ndryshim i pronësisë është njoftuar edhe pranë Autoritetit të Konkurrencës. Në një njoftim të datës 6 tetor, ky institucion bëri të ditur se ka marrë informacion për një “njoftim përqendrimi”, lidhur me blerjen e 100% të aksioneve të Tring TV SHA nga Vertex Holding SHPK.

Vertex Holding, blerësi i Tring, është një kompani e krijuar vetëm pak muaj më parë, në gusht të këtij viti, dhe ka një kapital fillestar prej 10 mijë lekësh. Aksionet e saj janë në pronësi të Valon Shala, një shtetas kosovar.

Megjithatë, dyshimet janë të forta që investitorët realë pas kësaj transaksioni mund të jenë Devollët, një grup i njohur nga Kosova. Sipas disa raportimeve nga mediat kosovare, Valon Shala është gjithashtu i lidhur me kompaninë Art Motion, që është pronare e Klan Kosovës. Po ashtu, ai ka pasur lidhje me kompaninë Princ Caffe, ku ka punuar si menaxher i marketingut dhe shef i departamentit të shitjeve, një tjetër biznes që lidhet me grupin Devolli.

Tring është një kompani e njohur në tregun shqiptar, e cila u krijua në vitin 2006 nga familja Dulaku dhe ka pasur një ndikim të madh në fushën e transmetimeve audiovizive dhe telekomunikacionit. Kompania ofron shërbime për transmetime satelitore, kabllore, IPTV, OTT dhe TV përmes internetit.

Në vitin 2024, Tring ka raportuar të ardhura prej 15 milionë euro dhe një fitim neto prej 131 mijë euro./Kapitali

Ekskluzive/ Dulaku shet Tringun tek një kompani e lidhur me Devollët

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.