Duma i drejtohet Ballukut: Në të njëjtin duel që na ftove, çohu e thuaj ndjesë që kryeministri përdori foton time në fushatë
Gjuha e përdorur nga politikanët për deputetet femra ka përplasur këtë të martë në Kuvend ministren Belinda Balluku dhe deputeten e PD Grida Duma.
E nxitur nga deklarata e Ballukut, që deputetet femra nuk kanë reaguar kur është përdorur termi ‘haremi i Ramës’ nga kolegu Agron Gjekmarkaj, Grida Duma i kërkoi ministres që të reagojë edhe ajo dhe të kërkojë ndjesë për faktin që kryeministri eDI Rama ka përdorur një foto të saj në fushatë elektorale.
“Në të njëjtin duel që na ftove do cohesh e do thuash ndjesë që kryeministri ju përdori foton për fushatë, në të njëjtin duel do cohesh e do thuash se je vonë ka ndodhur ne prill. Ju do coheni e do thoni ndjesë zonja Duma që nuk u cova qe pashë atë lincim tuaj me foton në fushatë”, iu drejtua Grida Duma ministres Balluku.
Nderkohe me heret ministrja Balluku tha “s’ju kemi parë të acaroheni kaq shumë për ne, apo s’ka gjë ne le të jemi harem kurse ju duhet t’ju ruajmë e të ndizni këtë lloj retorike”.
REPLIKAT
Belinda Balluku: Nuk duhet të ofendohemi më, ne kemi ardhur këtu si deputetë të Shqipërisë me vota. Këtu s’ja vlen më të bëjmë një bisedë u goditën gratë e goditën burrat, këtu jemi të gjithë njësoj askush s’duhet të ofendojë askënd por unë nuk mbaj mend asnjë nga ju ti thoshte zotit Gjekmarkaj që ne nuk jemi haremi i askujt, Ne jemi gra, jemi nëna, motra kemi prindër në shtëpi e janë detyruar të dëgjomë nga gjërat më të poshtra në këtë parlament. S’ju kemi parë të acaroheni kaq shumë për ne apo s’ka gjë ne le të jemi harem kurse ju duhet t’ju ruajmë e të ndizni këtë lloj retorike.
Grida Duma: Zonjë e nderuar po i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj nëse e ka përdorur kete harem tju kërkojë ndjesë publikisht, nëse harem është cështje që e ka përdorur jashtë metaforës dhe pa kontekst tju kerkoje ndjese.
Në të njëjtin duel që na ftove do cohesh e do thuash ndjesë që kryeministri ju përdori foton për fushatë, në të njëjtin duel do cohesh e do thuash se je vonë ka ndodhur ne prill. Pse su cuat juve se edhe une ju respektoj shume
Ju do coheni e do thoni ndjesë zonja Duma që nuk u cova qe pashë atë lincim tuaj me foton në fushatë unë e kam nderin tja them kolegut tim.
Kurrë s’kam përdorur une asnjë fjalë, por juve ju shqetëson që fjala ime zë peshë dhe këtë pranojeni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



