E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani flet në  “Tryezën e drejtësisë”: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet!
Lajme

Dumani flet në “Tryezën e drejtësisë”: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet!

SPAK ka kryer hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë

Kreu i prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për studimin e demokracisë, ka deklaruar se SPK ka treguar se është në gjendje që të kryejë hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.

“SPAK ka treguar se është në gjendje të kryejë hetime të guximshme edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet.

Kemi goditur edhe organizata kriminale të cilët janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda.

Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar.

Altin Dumani: Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.

Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 mln euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash

Lufta ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë.

Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani tha se drejtësia është një shërbim për qytetarët dhe se ky institucion është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, ai theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë.

Po ashtu ai gjatë fjalës së tij ngriti edhe një shqetësim, duke thënë se po punojnë me gjysmën e kapaciteteve.

“Janë pasqyruar me objektivitet arritjet e GJKKO.  Ju bëj me dije që drejtësia është një shërbim. GJKKO është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga 2020-2024 kemi mbi 1400 vendime që janë shtuar. Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve”, tha gjyqtari i GJKKO.

Ai tha se institucioni eshte transparet, duke publikuar të gjitha vendimet që marrim: “Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.