E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani në KLP: Jemi përballur me sfida, por SPAK nuk e ka ndalur punën
Lajme

Dumani në KLP: Jemi përballur me sfida, por SPAK nuk e ka ndalur punën

Kreu i SPA Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme në KLP.

Të pranishëm gjate raportimit eshte përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Në 2024 jemi përballur me sfida, por nuk e kemi ndalur punën”, është shprehur Dumani në nisje të raportimit të tij.

Altin Dumani: Janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë gjatë vitit 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili.

Nga këto 33, 19 zyrtarë janë dërguar për gjykim në gjykatë. Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publike për të cilët ka pasur vendim të formës së prerë.

Sa i përket luftës kundër pastrimit të parave, Dumani bëri me dije se për vitin 2024 ka pasur 132 hetime të filluara nga kallëzime dhe referime të institucioneve apo qytetarëve. Dumani thekson se ka pasur një rënie të kallëzimeve nga Policia e Shtetit.

Nga ana tjetër numri i personave të dërguar në gjykatë

Dumani ka deklaruar se, zgjatja e shqyrtimit të seancave paraprake sjellin problematika në afatet e paraburgimit.

Sipas kreut të SPAK, para gjyqtari i seancës paraprake duhet të konkludojë me një vendimmarrje por praktika ka treguar që gjykimet në seanca paraprake zgjasin 6 muaj deri në 12 muaj, ku sipas parashikimeve ligjore duhet të përfundojë brenda një muaji.

“Është volum i madh sa i takon punës së përfaqësimit të çështjeve në seanca gjyqëore dhe ndër arsyet është dhe shtyrja e shpeshtë e seancave jo për faj të prokurorit.

Një shqetësim që dua të ngre është shqyrtimi para gjyqtarit të seancës paraprake, shqyrtimi i prokurorit, nga përvoja e institucionit merr shumë punë.

Para gjyqtari i seancës paraprake duhet të konkludojë me një vendimmarrje ama praktika na tregon që gjykimet në seanca paraprake zgjasin 6 muaj deri në 12 muaj, ku sipas parashikimeve ligjore duhet të përfundojë brenda një muaji. Zgjatja e shqyrtimit të seancës sjell problematika me afatet e paraburgimit.

E njëjta situatë me gjykimin e shkrutuar, aplikimi i tij kërkon kohë dhe mund të them që zgjat më shumë sec zgjaste në 2017.

Çështjet e mbartura bëjnë që hetimet të kërkojnë kohë por edhe të zvarriten”, tha Dumani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.