E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani përdorte perdorte në telefon programin “EncroChat”
Publik News

Dumani përdorte perdorte në telefon programin “EncroChat”

Pritet  që telefoni i Dumanit të dërgohet jashtë shtetit për ekspertizë

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Nuredin Dumanit, dy ditë më parë në Fier. Policia  pas këqyrjes së telefonit të të riut nga Dibra, hetuesit kanë konstatuar se ai ka përdorur programin “EncroChat” i cili lejon shkëmbimin e mesazheve të koduara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi dhe më pas fshihen për disa sekonda.

Tri ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili dyshohet për të paktën shtatë ngjarje të rënda, prokuroria e Elbasanit po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit  me autoritetet e huaja më qëllim zbërthimin e telefonit të 37-vjeçarit.

Programi “EncroChat” përdoret nga persona me rrezikshmëri të lartë shoqërie apo grupe kriminale më qëllim shmangien e përgjimeve dhe gjurmimin nga organet e policisë. Për këtë arsye nga hetuesit po shikojnë mundësinë e dërgimit të telefonit të Dumanit në Belgjikë ose Itali në mënyrë që specialistët e huaj të rigjenerojnë mesazhet e shkëmbyera nga 37-vjeçari me qëllim zbardhjen e aktivitetit të tij kriminal.

Ndërkohë grupi i hetimit është në pritje të analizës së ADN-së së personit të dyshuar për të paktën 7 ngjarje, e cila po ballafaqohet me provat e gjetura në disa ngjarje kriminale.

NESËR SEANCA PËR MASEN E SIGURISË

Të premten  pritet që në spitalin e Traumës të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nuredin Dumanit i cili ra në pranga në Fier pas atentatit të ndodhur tri ditë më parë në Elbasan ku 37-vjeçari mbeti i plagosur. Për hetuesit ai ende nuk dhënë asnjë detaj për atentatin dhe as për akuzat e ngritura ndaj tij. Hetuesit dyshojnë se Dumani ka pasur njohje të mëparshme me autorët e sulmit dhe se dëshmia e tij do ti ndihmojë në arrestimin e tyre por edhe kapjen e Talo Çelës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.