E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani raporton sot në Parlament
Lajme

Dumani raporton sot në Parlament

Kreu i SPAK Altin Dumani, pritet të raportojë në seancën e sotme në parlament mbi punën një vjeçare të Prokurorisë së Posaçme.

Rreth një muaj më parë, Dumani paraqiti në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor mbi punën e institucionit që ai drejton.

Gjatë raportimit ai u ndal tek arrestimi i zyrtarëve të nivelit të lartë, ndërsa përmendi edhe magjistratë të shkarkuar nga vetting-u.

Kreu i SPAK publikoi edhe shifrat gjatë 2023, ku tha se janë sekuestruar 41 mln euro pasuri.

Sipas tij, 237 të paraburgosur ka pasur prej SPAK-ut, më pak se 9% e totalit të personave në paraburgim.

Dumani, në fjalën e tij, ngriti edhe shqetësimin e “fatit” të prokurorëve të SPAK-ut, pas mbarimit të mandatit. Ai i bëri një thirrje Kuvendit për një përcaktim të qartë ligjor. Sipas tij kjo Strukturë e Posaçme ka nevojë për burime njerëzore.

Dumani u bëri thirrje institucioneve që të bashkëpunojnë me SPAK-un për të luftuar korrupsionin.

Sa i përket Komisonit të Posaçëm që do të thërrasë në apel institucionet e vendit, Dumani tha se duhet të mbrohet pavarësia institucionale dhe të respektohen pushtetet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.