E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/  3 në pranga me  5 kilogramë heroinë
Lajme

Durrës/ 3 në pranga me 5 kilogramë heroinë

Eshtë goditur një grup që trafikonte droga të forta në Durrës.

Në prangat e policisë kanë rënë  3 persona.

Policia ka sekuestruar lëndë narkotike dhe disa automjte.

Ja njoftimi i plotë për ngjarjen

• Operacioni “Vollga”, goditet një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta

• Sekuestrohen lëndë narkotike, vlera monetare, automjete dhe aparate celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale kanë finalizuar operacionin e koduar “Vollga”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.