E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Ankorohet  jahti 500 milionë dollarësh i miliarderit Jeff Bezos
Lajme

Durrës/ Ankorohet jahti 500 milionë dollarësh i miliarderit Jeff Bezos

Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm, një prej jahteve të themeluesit të Amazon, miliarderit, njeriut të tretë më të pasur në botë, Jeff Bezos, është ankoruar në Portin e Durrësit.

“Koru”, jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.

Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.

57 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit

“Shtatori nisi kështu…

Një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.

Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.

57 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit”, thuhet në postimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Sipas mediave të thuaja ky jaht ka kushtuar plot 500 milionë dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.