Një tentative grabitje të një banke e nivelit të dytë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës. Autori i grabitjes është Kreshnik Margjoni, 24 vjeç nga Rresheni banues në ish-Kënet të Durrësit, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.
Në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.
Margjoni është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Policia ka vënë në pranga në kohë rekord autorin që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në Durrës, te stacioni i trenit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se autori është shtetasi Kreshnik M., 20 vjeç, me origjinë nga Rrësheni, e banues në ish-Kënetë në Durrës.
Ai ka hyrë në ambientet e bankës me një thikë në dorë, dhe nën kërcënimin e saj, ka tentuar të marrë xhiron ditore duke terrorizuar punonjësen e arkës.
Punonjësit e bankës kanë lajmëruar policinë, e cila në kohë rekord bëri të mundur arrestimin e autorit 20-vjeçar.
Ai akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.