Krim i rëndë në Durrës, burri vret gruan. Çfarë ndodhi mes tyre pak para ngjarjes
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pak minuta me pare ne lagjen 15 ne Spitalle te Durresit, ku nje burre ka vrare bashkeshorten pas nje konflikti ne familje.
Ç.Sh. 42 vjeç, ka qelluar me sende te forta te shoqen, Adriana. Sh. 40 vjeçe, ndersa ndodheshin ne banesen e tyre, duke e lene te vdekur.
Ajo eshte transportuar ne spital, por nuk ka mundur t’u beje balle plageve te marra ne koke.
Autori eshte shoqeruar ne polici dhe po merret ne pyetje per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje te rende.
Foto ilustruese
Njoftimi i policise:
Durrës
Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



