E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës e Librazhd, dy aksidente me vdekje
Lajme

Durrës e Librazhd, dy aksidente me vdekje

Dy aksidente me vdekje janë shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës dhe Librazhd, ku kanë humbur jetën dy të rinj.

Në ish-kenetë të Durrësit, 22-vjeçari Denis Hoxha duke drejtuar një makine me targa angleze ka humbur kontrollin duke u perplasur me një trajler të parkuar. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili nuk mundi të mbijetojë.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi  Denis Hoxha, 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar. Si pasojë shtetasi  Denis Hoxha ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit“, njoftoi policia lokale.

Ndërsa në aksin nacional ‘Librazhd-Prrenjas’, furgoni që drejtohej nga 31-vjeçari Eugen Meka u përplas me një kamionin në lëvizje. Si pasojë e përplasjes, Meka humbi jetën.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin Eugen Meka, 31 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve“, njoftoi policia.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi H.Z. është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.