E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës, gjendet një  i vrarë dhe njëri i plagosur në makinë
Lajme

Durrës, gjendet një i vrarë dhe njëri i plagosur në makinë

Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i plagosuri janë gjetur mbrëmjen e sotme, brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit. Ndërkohë, në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.

Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.

 

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, i cili është transportuar në spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.