Durrës/ Kapet kamioni me kokainë e heroinë, 3 në pranga. Detajet e para
Një sasi e konsiderueshme heroine dhe kokaine është sekuestruar në portin e Durrësit.
Policia kufitare ne bashkëpunim me agjente te sektorit antidroge ne policinë e Durrësit gjatë një kontrolli zbuluan lëndën narkotike.
Lënda narkotike u zbulua në një kamion që pritej të imbarkohej në një prej trageteve të linjës.
Policia ndalon tre persona në lidhje me drogën e bllokuar.
Sasia e drogës ende e papërcaktuar kishte destinacion Italinë.
Agjentët ende nuk e kanë mbyllur operacionin.
Sipas deklaratës zyrtare, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Fillimisht u tha se droga po transportohej me kamion, por pas më shumë se një ore pas daljes së lajmit, rezulton që i përfshirë në transportin e drogës drejt Italisë është përfshirë vetëm një person, i cili në momentin e kontrollit ishte në këmbë.
Policia kishte marrë informacione në rrugë operative për transportimin e lëndës narkotike.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



