E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Me armë në krah’, 40-vjeçari kërkon bashkëshorten për ta vrarë
Lajme

Durrës/ Me armë në krah’, 40-vjeçari kërkon bashkëshorten për ta vrarë

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje, në sajë të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”.

Blutë janë informuar se një person po qarkullonte me armë zjarri në fshatin Shkallnur të Durrësit dhe dyshohet se do kryente krim në familje.

Fatmirësisht është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 40 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik PMSH me karikator me municion luftarak.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar nga ky shtetas. 

Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. Ndërhyrja në kohë e Policisë për kapjen e tij parandaloi ngjarjen e rëndë kriminale.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.