Durrës/ Morën peng dhe kanosën 44-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit
Një 44-vjeçar nga Durrësi u mor peng nga dy vëllezër dhe u dërgua në zonën e Kënetës ku e kërcënuan për motive të dobëta.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit Aleksandër dhe Lalush Gecaj, 25 dhe 29 vjeç, të cilët u vunë menjëherë në pranga pas denoncimit të 44-vjeçarit, me inicialet B.Sh, banues në lagjen nr.13 të Durrësit.
U sekuestrua automjeti dhe tre celularë në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



