E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/  Ndërron jetë në spital 43-vjeçarja nga aksidenti me 3 të plagosur në
Flash

Durrës/ Ndërron jetë në spital 43-vjeçarja nga aksidenti me 3 të plagosur në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te mbikalimi i “Plepave” në qytetin e Durrësit.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, 3 persona mbetën të plagosur rëndë. Në media raportohet se 43-vjeçarja me iniciale F.B që mbeti e plagosur nga ky aksident ka humbur jetën në spitalin e Durrësit. Ajo ka qenë duke udhëtuar me shtetasin me iniciale Q. B, kur ky i fundit është përplasur me një automjet tjetër. I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe pasagjeri tjetër me iniciale M.B.

Ka dyshime se shpejtësia është bërë shkak për këtë aksident tragjik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.