E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DURRËS/ Si u vendos në pranga 30-vjeçari që tentoi të grabiste zyrën valutore me  pistoletë lodër
Lajme

DURRËS/ Si u vendos në pranga 30-vjeçari që tentoi të grabiste zyrën valutore me pistoletë lodër

Policia ka arrestuar 30-vjeçarin, Erindi Lubishta, i cili dyshohet se tentoi të grabisë ditën e djeshme një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrës, nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Zbardhet brenda pak orësh, tentativa për vjedhje në një dyqan këmbimi valutor.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet pistoleta lodër e përdorur prej tij, gjatë tentativës për vjedhje.

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vidhte në një dyqan këmbimi valutor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të kësaj tentative vjedhjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit:

E. L., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.