Durrës /Vajza nga Kameruni plagoset me thikë nga familjarët e saj
Një ngjarje e rende ka ndodhur në lagjen 13 të Durrësit, ku një 34-vjeçare e cila ka origjinën nga Kameruni është plagosur me thikë nga anëtarë të familjes së saj. Policia është njoftuar menjëherë dhe është reaguar në vendin e ngjarjes.
Vajza është transportuar në spital , ku mjekët po japin kujdesin e nevojshëm. Në një deklaratë të fundit, policia ka konfirmuar se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim, dhe autoritetet janë duke punuar për të zbardhur të gjitha detajet rreth kësaj ngjarjeje të trishtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



