Durrës/Vdes 50-vjeçari, shoferi në kërkim
Ka ndërruar jetë në spital, një 50-vjeçar nga Durrësi, i cili u përplas nga një automjet pak më parë në Durrës. Automjeti që drejtohej nga shtetasi L.Z., është përfshirë në aksident me një motomjet me drejtues Sh. S, dhe 50-vjeçarin që lëvizte ne biçikletë.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.
Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



