DURRËS/ Vihen në pranga 2 punonjës të firmës private që humbi jetën 35-vjeçari që ra nga vinçi
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, punëtorë të një firme private, pasi një punëtor humbi jetën një ditë më parë.
Sipas policisë në pranga ka rënë një 33 vjeçar, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës dhe një 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra 35-vjeçari.
Personat akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Njoftimi i policise
Në lidhje me informacionin paraprak të ditës së djeshme, për një shtetas që humbi jetën duke punuar, ju bejmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
E. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës;
B. M., 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



